MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Aksident në Vorë, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

09.12.2019 - 17:48

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e  një 60-vjeçari është shënuar pasditen e sotme në fshatin Prezë.

Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar për vdekje këmbësorin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisarit dhe po merret në pyetje mbi ngjarjen.

Informacion Paraprak:

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë, automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç. Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.