31.12.2019 - 12:06
Moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes pas “Festivalit të Këngës”.
Një prej detajeve për të cilën përdoruesit e rrjeteve sociale komentuan shpesh ishin fustanet që Alketa ndërroi gjatë mbrëmjes. Këtë moderatorja e kishte bërë të ditur që para festivalit me një postim ku shkruante se do vishte 12 fustane.
Megjithatë pas kritikave të shumta, Alketa ka reaguar me disa postime në Instastory. Ajo ka treguar se edhe prezantuesja e “Sanremos”, Michelle Hunziker ka ndërruar shumë fustane, madje më shumë se Alketa.
“Ja kush ma ka kaluar për fustane!”, shkruan Alketa duke postuar disa foto të prezantueses.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Muzika shqiptare
Del lista e këngëtarëve të festivalit të 57-të RTSH-së
Zbulon arsyen
Ermal Meta në Festivalin e Këngës: Për pak refuzova…
Emocionohet këngëtarja