MENU
klinika

Ja si të flini më shpejt...

Ankthi po ju lë pa gjum?

03.12.2019 - 21:28

Gjumi është baza e gjendjes psikologjike e trupore të njeriut. Mungesa e tij, apo cilësia e dobët mund të ndikojë negativisht në përditshmërinë e në përgjithësi në jetën tonë.

Shumë prej nesh e humbasin gjumin për arsye të ndryshme, të cilat kanë pasoja të rënda në vazhdim.

Më poshtë do të gjeni 5 zakone që do ju bëjnë të flini më rehat e më mirë:

Zgjohuni çdo mëngjes në të njëjtën orë

Duke ndjekur një orar të caktuar, ndihmoni organizmin të krijojë një program ditor.

Mundohuni të ekspozoheni për pak minuta në dritën e diellit, çdo ditë

Nëse gjatë gjithë ditës qëndroni larg dritës natyrale atëherë ora juaj biologjike fillon e shpërqëndrohet. Vetëm drita natyrale e ndihmon atë të koordinohet sërish.

simptomat e ankthit
simptomat e ankthit

Ushtrohuni

Duke lodhur trupin gjatë ditës, gjatë darkës do të keni nevojë për çlodhje më shpejt se zakonisht.

Mbani një bllok shënimesh me ato që duhet të bëni ditët në vazhdim

Kjo do ju ndihmojë të jeni të organizuar e të mos keni ankth e mendime kur shtriheni për të fjetur.

Mbajeni celularin larg

Është vërtetuar se drita e telefonit e shpërqëndron sistemin njerëzor dhe e mban atë zgjuar.

Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve