Pas miratimit në tërësi në Komisionin e Ligjeve, sot pritet të kalojë në seancën plenare për miratim paketa e njohur si paketa e “anti-shpifjes”.
Kjo lëvizje e re e maxhorancës është kundërshtuar nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza me ekspertë për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.
Por, pretendimet e ngritura nga shoqatat e mediave dhe nga vetë gazetarët, kanë marrë menjëherë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se kjo paketë është përpiluar me ndihmën e OSBE, por edhe nga ekspertë nga Vjena e Austrisë.
Gazetarët sot kanë paralajmëruar një protestë para Kuvendit me qëllim kundërshtimin e kësaj paketë, të cilën e shohin si veprim arbitrar kundrejt medias dhe lirisë së shprehjes.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi dje deputetët që mbështesin miratimin e kësaj paketë.