MENU
klinika

Po identifikohen ata që thyen stolat

Arrestohet tifozi që hodhi fishekzjarr në derbi

16.12.2019 - 15:01

Që derbi i fundit ishte historik, kjo padyshim edhe për meritat e Policisë Shtetit, që menaxhoi 19 mijë tifozë thuajse në mënyrë perfekte.

Masat e policisë e shtetit për derbin mes Partizanit dhe Tiranës kanë qenë të rrepta, teksa iu është bërë e ditur edhe tifozëve se çfarë do të jetë e ndaluar në stadium.

Policia ka monitoruar tifozët brenda në stadium, në mënyrë që të mos kishte incindente. Por, në një ndeshje derbi dhe në një vend si Shqipëria, vështirë të shmangen incidente sado të vogla të jenë ato.

Kështu policia, njofton se ka arrestuar një shtetas, pasi ai hodhi fishekzjarrë në stadium, gjatë zhvillimit të sfidës. Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe është arrestuar.

DEKLARATA E POLICISË

“Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë. Vihet në pranga 26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana.

Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë gëzojnë në limite

Tirana thyen Partizanin pas 18 ndeshjesh derbi

Tifozëritë japin spektakël

Derbi, dy parrulla emocionuese për Kosovën