MENU
klinika

Tifozëritë japin spektakël

Derbi, dy parrulla emocionuese për Kosovën

13.12.2019 - 20:42

Ka ndasi të mëdha mes tyre kur vjen tek ana sportive, por tifozët e Partizanit dhe ata të Tiranës, si kurrë më parë, janë treguar se dinë të respektojnë njëri-tjetrin kur vjen puna për kombin.

“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën- Shqipni”. ky ishte mbishkrimi i banderolës që hapën tifozët e Tiranës në “Air Albania Stadium”.

Sapo banderola gjigante është shpalosur nga tifozët e Tiranës, ata të Partizanit e kanë duartrokitur, duke dëshmuar dhe një herë se ky derbi u zhvillua në një “fair-play” të vërtetë.

Më pas tifozët e Partizanit shfaqën: “Kufijtë janë në letër, por zemrat s’kanë kufij, Kosovë dhe Iliridë bashkë jemi 1”. Një derbi që duket se ka një sensibilizim shumë të madh e madje duke shprehur një falënderim edhe për mbështetjen e madhe që dha shteti i Kosovës për tërmetit që preku Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banderola për të ndjerët nga tërmeti

“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen”