Më në fund fiton edhe Arsenal. Topcinjtë e Londrës kanë përmbysur rezultatin në transfertë 3-1 ndaj Ëest Ham. Frymëmarrje për ekipin londinez, në momentin e duhur.
Ishin vendasit që shënuan të parët. Ogbona realizoi në 39’, duke e mbyllur fraksionin e parë 1-0 dhe e duk se Arsenal regjistroi humbjen e radhës.
Por miqtë në pjesën e dytë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë. Në harkun kohor të 9 minutave Arsenal shënon 3 gola. Martinelli në 60’ barazon shifrat, ndërsa në 66’ Pepe kalon në avantazh ekipin e tij.
Pa kaluar as 3 minuta, Aubameyang shënon edhe golin e tretë, duke qetësuar trajnerin Ljungberg, i cili ka marrë frenat e ekipit pas shkarkimit të Emery. Arsenal ngjitet në vendin e nëntë, por larg zonës Champions.