MENU
klinika

Projektet që do sjellin punësim

Arsimi profesional/ Plani për të diplomuarit këtë vit

23.12.2019 - 13:18

Arsimi profesional është një nga mundësitë drejt punësimit dhe rritjes ekonomike.Qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Projekte të tilla si ndërtimi i aeroportit të Vlorës, apo hapja e disa fabrikave që prodhojnë sisteme kabllore apo pjesë të tjera për makinat në vendin tonë, ashtu si dhe investimet në sektorin e hidrokarbureve kërkojnë punonjës të kualifikuar.

Një nga objektivat e qeverisë është të rrisë numrin e të punësuarve pas diplomimit në shkollat e mesme profesionale në 46% të totalit të të diplomuarve nga 42% që llogaritet këtë vit.

Gjithashtu synohet dhe rritja e numrit të të diplomuarve në shkollat e mesme profesionale, nga 3.300 nxënës në 2019, në 3.600 nxënës në vitin 2022.

Vihet re një rritje e numrit të nxënësve që vijnë nga zonat rurale të cilët ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale, nga 40% e totalit në vitin 2019 në 55% e totalit në vitin 2022.

Numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional është rritur në mënyrë të ndjeshme, me rreth 3.4%, duke synuar një përshtatshmëri më të madhe me nevojat e tregut të punës dhe biznesit.

Aktualisht, numri i nxënësve në 35 shkollat e arsimit profesional në vend është rreth 20 mijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raporti i INSTAT për papunësinë

38 mijë persona me fakultet kërkojnë punë


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”