MENU
klinika

'FQINJËT'

Studentët nga Ballkani me koncert në Tiranë

28.12.2019 - 17:55

Të premten, më 27 dhjetor 2019, skena e Teatrit Eksperimental në kryeqytet ishte në dispozicion të artistëve studentë nga katër shtetet fqinje: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Ata performuan në piano, në edicionin e dytë të eventit FQINJËT, pjesë të zgjedhura nga kompozitorët më të mirë ballkanas, si Tonin HARAPI, Bobana DABOVIĆ, Blond KRASNIQI, Tomislav ZOGRAFSKI, Dejan KRDZIĆ, Feim IBRAHIMI, Blagoj CANEV etj.

ABC Tirana Club, një qendër studentore e Universitetit të Tiranës, e organizon eventin FQINJËT me synimin për të promovuar vlerat më të mira kombëtare dhe ato evropiane, të forcohen urat e komunikimit dhe bashkëpunimit mes popujve, sidomos mes të rinjve.

Protagonistë të Edicionit të Dytë të FQINJËT ishin studentët Denita DEDUSHAJ nga Kosova, Ljubica GAVRILOVIĆ nga Mali i Zi, Petar TRBOJEVIKJ nga Maqedonia e Veriut dhe Johan MUKA nga Shqipëria.

Për organizatorët , FQINJËT, si format artistësh të rinj, ka si objektiv të lëvizë kudo në skenat brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. “Ne e kemi të qartë, se Ballkani i integruar, lehtëson dhe përshpejton procesin e integrimit evropian të shteteve tona. Studentët mbeten më të interesuarit për këtë”, tha pas koncertit Johan Muka, drejtues i ABC Tirana Club.

ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe joftimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj.

Mbështetës të eventit FQINJËT, Edicioni i Dytë, ishin Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, ABC Tirana Club dhe Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”./ kultplus

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN