MENU
klinika

Peshëngritësi shqiptar

Asnjë si Briken Calja, merr edhe 3 medalje

21.12.2019 - 15:54

Briken Calja shton koleksionin e medaljeve dhe, sipas tij, bëhet peshëngritësi shqiptar me më shumë medalje ndërkombëtare në historinë e këtij sporti.

POSTIMI I BRIKEN CALJES:

“Jemi gati në fund të vitit 2019, i cili qenë një vit i suksesshëm, nga ku kam arritur të rrëmbej plot 13 medalje ndërkombëtare në kampionate Europiane, Botërore dhe Grand Prix, duke e çuar në 33 numrin e medaljeve ndërkombëtare të fituara në të gjithë karrierën time, si askush tjetër në historinë e Peshëngritjes Shqiptare.

Pavarësisht një dëmtimi në shpatull që më shoqëroi gjatë garës së fundit, arrita të rrëmbej plot 3 medalje për Shqipërinë, duke marrë pikë të vlefshme për olimpiadën e ardhshme.

Sigurisht krenaria e të qenurit në këto maja ia lë vendin punës, nga ku na pret një vit tjetër me pritshmëri akoma më të larta. Suksesi ia lë vendin pasionit për këtë sport, punës dhe djersës.”

Gara e funndit ishte sot në Qatar, por Calja nuk e ka specifikuar se për cfarë medaljesh bëhet fjalë. Gjithsesi, është suksesi i radhës për kampionin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN