MENU
klinika

Pishinat vullkanike që shkatërrojnë çdo gjë

Aty ka ujë por nuk ka jetë!

01.12.2019 - 12:07

Ka ujë, por nuk ka jetë! Zbulimi i bërë në verilindje të Etiopisë, brenda kraterit vullkanik të Dallol, mund të revolucionarizojë hipotezën e krijuar nga shkencëtarët lidhur me format e jetës jashtëtokësore.

Binomi ujë-jetë në planete të tjerë, duket tashmë se nuk vlen, nëse temperaturat e ujit janë si ato në Etiopi, ku uji është 45 gradë në dimër, super i kripur dhe me super aciditet. Këto kushte e kanë bërë të pamundur mundësinë e mbijetesës së mikroorganizmave, të pranishëm në territorin shkretëtirë pranë kraterit.

Është kjo ajo që thotë një studim i zhvilluar nga studiuesit e qendrës kombëtare franceze, Cnrs, i publikuar në revistën shkencore ‘Nature Ecology & Evolution’.

“Pasi analizuam një sërë kampionësh në raport me punët e mëparshme, verifikuam se nuk ka jetë mikrobike në ato pishina të kripura, të nxehta dhe me superaciditet ose në liqenet e kripura të pasur me magnez”, thotë drejtuesi i studimit Purificación Lopez Garcia.

Krateri Dallol, për shkak të karakteristikave të tij ishte krahasuar me Marsin, duke u kthyer kështu në objekt studimi, lidhur me formën e jetës që mund të zhvillohet në të.

Studiuesit i nënshtruan kampionët e ujit në një sërë analizash gjenetike, të përbërësve kimik, duke ia nënshtruar rrezeve X dhe testeve të mikroskopisë elektronike, por rezultat i formave të mundshme të jetës jashtëtokësore, rezultoi negativ.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”