MENU
klinika

U shkatërrua nga tërmeti

Besa Shahini: Në shkollën “Emin Duraku” mësim me dy turne

09.12.2019 - 18:57

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njofton se shkolla “Emin Duraku”, në Tiranë, qëndron e hapur, ndonëse është dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja thekson se mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet me dy turne, pasi pjesa e dëmtuar nga tërmeti nuk do të përdoret.

foto galeri

“Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit.

Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull.

Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, shkruan ministrja Shahini.