MENU
klinika

Shkurt për gjeniun

Bethoveni, klasiku i madh i iluminizmit

16.12.2019 - 12:20

      Më 16 dhjetor të vitit 1770, në Këln të Gjermanisë u lind Ludwig van Beethoven, kompozitor e pianist, figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, i cili mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim nga të gjithë kompozitorët.

Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë.

Beethoven shkoi në Vjenë në 1792; studioi për muzikë dhe shpejt, fitoi reputacion si pianist virtuoz. Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution”, duke mbrojtur argumentin se Revolucioni francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit.

Noli, i njohur si republikan dhe antimonarkist, thotë se kompozimet më të dobëta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vjenë, gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para.

Biografët thonë, se Beethoveni, ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin, nga simfonia e tretë; më vonë, ai ndryshoi edhe titullin (Simfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), duke ia rikushtuar atë, mbrojtësit të tij, princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit, simfonia e tretë u interpretua për herë të parë.

Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827). Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër; u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Sipas kritikëve, shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nostalgji për divën e muzikës shqiptare

Epopeja që mban emrin Pagarusha

Gjeniu i kulturës shqiptare

Noli personaliteti poliedrik

"Në ankand gjeniu 16-vjeçar"

Partitura origjinale vlera marramendëse


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale