MENU
klinika

Arsyeja

Boeing përzuri CEO-n e tij, Dennis Muilenburg

30.12.2019 - 15:43

Boeing përzuri CEO-n Dennis Muilenburg ditën e Hënë duke vazhduar krizën që ka gllabëruar kompaninë e shumë-lavdëruar të aeroplanëve, qysh prej rrëzimit të dy avionëve 737 Max.

Bordi i Boeing e kishte mbështetur CEO-n për muaj me rradhë, pavarësisht thirrjeve për dorëheqjen e tij nga ligjvënës si dhe familjarët e viktimave. Kur u bë e qartë se rregullatorët federalë nuk do të çertifikonin Max-in e nxjerrë nga flota, të rifluturonte sërisht në fund të vitit ashtu si kishte shpresuar Muilenbergu, bordi më në fund e abandonoi atë.

Kjo lëvizje erdhi pas një tjetër jave të keqe për Boeing. Gjigandi i Hapsirës Ajrore kishte deklaruar se në mënyrë të përkohëshme do të ndalonte prodhimin e Max pasi nuk ishte e qartë se kur do të mund t’i përfundonte aeroplanët.

Si dhe kapsula hapsinore e Boeing e quajtur Starliner doli nga rruga për në destinacion gjatë një testi fluturimi drejt Stacionit Hapsinor Ndërkombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teatri Eksperimental ''Kujtim Spahivogli''

”Boeing-Boeing” rivjen në këtë janar