MENU
klinika

ARRSH: Rruga e kalueshme

Bora zbardh Dardhën

15.12.2019 - 15:43

Fshati Dardhë i Korçës është zbardhur nga dëbora. Ai në këtë periudhë është një nga destinacionet më të frekuentuara për të kaluar fundjavën.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga është lehtësisht e kalueshme edhe pa zinxhir.

“Përditë Punë. Rruga e Dardhës sot. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë pastrimin e rrugës dhe trajtimin me kripë. Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhir”– njofton ARRSH teksa ka publikuar disa foto nga rrugët që të çojnë në Dardhë.