MENU
klinika

Pas takimit me komisionerin e Parlamentit Europian

Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë punën për reforma modernizuese!

09.12.2019 - 21:29

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar një takim me  Komisionerin e sapozgjedhur për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Në takim u diskutua mbi përmbajtjen e metodologjisë së re të negociimit dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook sa i përket takimit Cakaj u shpreh: “Pavarësisht shtyrjes së vendimit dhe procesit të reformimit të metodologjisë së negociimit, Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për reforma modernizuese dhe transformime demokratike!”