MENU
klinika

Serie A, Java 16

Çfarë përmbysje! Lazio “blindon” Champions

16.12.2019 - 22:58

Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës 16 të Serie A, ku Cagliari ka humbur 1-2 me Lazion në Sardegna. Të dy golat janë shënuar në shtesë, ndaj ishte ndeshje dramatike.

Golin e parë e ka shënuar Giovani Simeone në minutën e tetë të pjesës së parë. Djali i Diegos ka ndëshkuar ish-ekipin ku luajti i ati.

Kur u mendua se ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve, Luis Alberto ka shënuar golin e barazimit në minutën e 94-t. Por nuk do të përfundonte këtu. Caicedo ka shënuar golin e fitores në 98’.

Një sukses që e bën Lazion të “blindojë” vendin e tretë në renditje, ndërsa Cagliari humbi shansin për të marrë vendin e katërt dhe mbetet në vend të pestë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN