MENU
klinika

Serie A, Java 16

Milan ngec në 120 vjetor, dygolësh i CR7, Buffon “700”

15.12.2019 - 16:55

Serie A kishte sot shifra jubilare në dy ndeshje. Kështu, Milan festoi 120 vjetorin e krijimit të klubit, por kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Sassuolo.

Ndërkohë, Buffon luajti ndeshjen e 700 në karrierën e tij në fitoren 3-1 të Juventus ndaj Udineses, ku dy gola i shënoi Cristiano Ronaldo dhe një tjetër Bonucci, të 3 në pjesën e parë.

Gigi Buffon ka luajtur me 3 ekipe në karrierën e tij. Ai numëron 515 ndeshje me Juventusin, 168 me Parmën dhe 17 me PSG. 41-vjeçari nuk ka ndërmend të ndalet dhe duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit kampion dhe për sezonin tjetër.

Sa i takon ndeshjes, Juventus e zgjidhi me lehtësi. Ronaldo ngjitet në kuotën e 9 golave në Serie A, por vend i katërt për të. Në krye qëndron Immobile me 17 gola.

Në ndeshjen tjetër, Bologna mposht 2-1 në shtëpi Atalantën, duke shuar euforinë e bergamaskëve pas kalimit të grupit në Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN