MENU
klinika

Sa e sigurt është?

Cigaret elektronike/ Rreziku i sëmundjes së mushkrive

18.12.2019 - 13:26

Një studim i ri konfirmon lidhjen midis përdorimit të cigareve elektronike dhe një rrezik të lartë të gjëndjes kronike të mushkërive.

Studimi gjeti gjithashtu që shumë përdorues të cigareve elektronike pinin duhan gjithashtu, në këtë mënyrë perballeshin me një rrezik akoma më të lartë të problemeve të mushkërive.

Cigaret elektronike hyn në treg gjoja si një alternativë e sigurtë e cigareve të duhanit, të cilët studiuesit kanë treguar që rrisin rrezikun e kancerit tek një person dhe disa gjëndje të problemeve kronike të mushkrive.
Megjithatë gjithnjë e më shumë prova po grumbullohen kundër perceptimit të sigurisë të këtyre pajisjeve të famshme.

concept of choosing the type of cigarette, Close up of a smoker undecided about choosing the type of cigarette to smoke

Në vitin e kaluar, Lajmet Mjekësore sot kanë raportuar mbi studimin duke sugjëruar që përdorimi i cigareve elektronike ka lidhje me sëmundjen e zemrës, dëmtimin e mushkrive dhe madje një rrezik më të lartë të depresionit.

Dhe kohët e fundit disa specialistë kanë nxitur politikanët që të marrin masa më shtrënguese për sa i përket rregullimit të cigareve elektronike për të ruajtur shëndetin publik më nga afër.

Tani, studimi i parë gjatësor i këtij lloji i kryer në një grup të madh mostrash që është përfaqësues i popullatës së shteteve të bashkuara konfirmon se ekziston një lidhje e rëndësishme midis përdorimit të cigareve elektronike dhe një rreziku të rritur të zhvillimit të sëmundjes kronike të mushkrive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN