Në Dubai e thërrasin “Big Mo”. Pasioni i tij mbetet garat me kuaj dhe merr pjesë në garat mbretërore që zhvillohen në Angli. Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka bërë një “çmenduri”: 4,3 milionë euro për një kalë.
Ky është kali më i shtrenjtë i shitur këtë vit. Sipas medieve angleze, ofertat për kalin në fjalë ishin të shumta dhe sheiku Dubait, që vizitoi Tattersalls në tetor, bëri ofertën e çmendur.
Ndër shitjet e tjera më të shtrenjta thuhet se ka qenë një kalë tjetër me një çmim prej rreth 1.3 milion dollarë, i blerë nga një sheik i Katarit.
Në vitin 2009, Emiri i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, me një pasuri të vlerësuar rreth 16 miliardë euro provoi realisht që të blinte Milanin, por më pas në sajë edhe të barrierës që shteti italian ka vendosur për investitorët e huaj dhe taksat e larta, nuk u bë asgjë!