MENU
klinika

Pritet Mbappe

10 blerjet më të shtrenjta të Real Madrid

28.03.2019 - 16:44

PSG vendosi para dy vitesh rekordin në merkato, duke blerë Neymar për 222 milionë euro, por Real Madrid po përgatitet për një merkato të nxehtë transferimesh.

Kohët e fundit klubi madrilen ka vënë në shënjestër Mbappe dhe, nëse klubi spanjoll vendos ta bëjë galaktik, pritet të thyhet një rekord botëror transferimi.

Për këtë po përgatiten për blerjen e Kylian Mbappe, që sipas raporteve të fundit, oferta e parë do të jetë 280 milionë euro. Kjo do ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.

ronaldo bale zidane
ronaldo bale zidane

Më poshtë keni 10 lojtarët që i kanë kushtuar më shumë 13 herë kampionëve të Europës.

10.RODRYGO – Nga Santos për 40 milionë euro.

9.RONALDO NAZARIO – Nga Inter për 45 milionë euro.

8.VINICIUS – Nga Flamengo për 40 milionë euro.

7.MILITAO – Nga Porto për 50 milionë euro.

6.LUIS FIGO – Nga Barcelona për 60 milionë euro.

5.KAKA – Nga Milan për 67 milionë euro.

4.ZINEDINE ZIDANE – Nga Juventus për 75 milionë euro.

3.JAMES RODRIGUEZ – Nga Monaco për 80 milionë euro.

2.CRISTIANO RONALDO – Nga Manchester United për 96 milionë euro.

1.GARETH BALE – Nga Tottenham për 100 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet ish-presidenti i Realit

Prapaskena, Zidane donte Ronaldon e jo Bale