MENU
klinika

NBA

Dallas triumfon në Meksikë, Doncic 41 pikë

13.12.2019 - 10:23

NBA është zhvendosur në Meksikë për një ndeshje, ku Dallas mori një fitore të rëndësishme ndaj Detroit, në shifrat 122-111. Dy skuadrat e NBA-së zbarkuar në Mexico City, ku dhuruan spektakël për fansat.

Më i miri në fushë ishte Doncic, që realizoi një “triple double”, autor i 41 pikëve, 12 rebound e 11 asist. Ai vendosi rekordin e lojtarit të parë në historinë e NBA-së që realizon një “triple double” në një ndeshje që luhet jashtë Amerikës dhe Kanadasë.

Fiton edhe skuadra e Denver, që mundi 114-99 Portland dhe qëndron në grupin e ekipeve pretendente në Perëndim. Grant dhe Jokic realizuan nga 20 pikë për Denver në këtë sukses.

Jashtë fushe triumfon ekipi i Philadelphia, që mundi 115-109 Boston, sfidë me rivalitet dhe emocione. Për miqtë u dalluan Embiid me 38 pikë e 13 rebound si dhe Harris me 23 pikë.

Skuadra e Cleveland, falë 30 pikëve e 17 rebound të Love, si dhe 28 pikëve të Sexton mundi 117-109 San Antonio, një përballje mes dy ekipesh që këtë sezon po zhgënjejnë në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN