MENU
klinika

Shqipëri-Greqi

Dashuri-urrejtja dhe gjembat e së kaluarës

10.12.2019 - 09:36

Nga Dhimitris Kristopulos

A mjaftojnë gjashtë e gjysmë Rihter dhe 50 të vdekur? Eshtë e pakonceptueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria, me një afërsi kaq te madhe dhe aq shumë çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e përbashkët të popujve të tyre, vazhdojnë të harxhojnë kapitalin e tyre diplomatik për ngjarjet e gjysmës së parë të shekullit.

«Νë Shqipëri hanim dru. Në Greqi hëngrëm dru dhe bukë. Ti çfarë do të preferoje? ».

Këtë ma tha nje i ri shqiptar, në verën e vitit 1997, kur mberrita për herë të parë në vendin tonë fqinj, i cili deri atëherë ishte i panjohur për mua. Që atëherë, u dashurova me Shqipërinë dhe nuk humbas rastin ta vizitoj ate me cdo shkas. Por e di se jam nje pakicë. Rrallëherë ndodh dy fqinjë të jenë kaq afër së bashku dhe ne te njejten kohe kaq larg. Shqiptarët mësuan Greqinë.

Si pamjen e saj te keqe ashtu edhe pamjen e saj te mire. Grekët nuk e njohin fare Shqipërinë. U fol në një kohë, pas Luftës së Dytë Botërore, se italianët nuk dinin se çfarë ndodhte në lindje të Triestes. Edhe këtu, greku nuk njeh se çfarë gjendet në veri të Janinës dhe Kosturit. Ky tërmet, me gjashte e gjysem Rihter dhe 50 viktimat, solli per here te pare grekët afer shqiptarëve, mbase më afër me gjithçka ndodhi në ato 29 vjet të bashkëjetesës së fundit të dy popujve në Greqi. Duhen shumë për të shëruar plagët e së kaluarës, por jeta – me fatkeqesite dhe lumturinë e saj – është e kembengulese dhe më e fortë.

shqiperi greqi-konica.al
  • Barra e rëndë e shekullit XX

Traumat e marrëdhënieve greko-shqiptare fillojnë me krijimin e shtetit shqiptar në 1913. Kombi shqiptar e ka gjuhën shqipe si lëndë të parë. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Për dallim nga kombi grek, majaja e të cilit ka zhanër ortodoks, shqiptarë për shqiptarët janë shqipfolësit, qoftë ata ortodoksë, katolikë apo myslimanë. Ky ishte edhe “keqkuptimi” i parë serioz historik me Grekët. Vertet, shumë serioz … Kombi shqiptar i sheh shqiptarët aty ku ka shqipfolës, dhe grekët shikojnë grekë aty ku ekziston ortodoksia. Pra, të dy kombet flasin në frekuenca të ndryshme, dhe kështu kerkohet shume punë për tu hequr “keqkuptimet”.

Kufijtë e sotëm shqiptarë u vendosën në vitin 1913, me një pjesë të ushtrisë greke brenda territorit të ri. Sovraniteti i shtetit të sapo ndërtuar shqiptar në territoret që Greqia i konsideronte si të vetat, rezultoi në një kryengritje të armatosur dhe shpalljen e “Autonomisë së Epirit të Veriut”. Deri në pranimin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve në vitin 1920, Greqia pretendonte “Epirin e Veriut” me çdo mënyrë, por në fund të fundit dështoi. Kështu ajo detyrohet të jete atdheu ame për greket e Shqipërisë, me dëshirat irredentist ate mbajtura gjalle, zyrtarisht deri në mesin e viteve ’80. Zvogelimi demografik i minoritetit si rezultat i emigracionit në Greqi ka zvogëluar objektivisht rëndësinë qe ka per politikën greke ceshtje e “Epirit te Veriut”, por e ardhmja e pakicës Greke në Shqipëri vazhdon të jetë një gjembe në marrëdhëniet e dy shteteve.

Në të njëjtën kohë, irredentizmi shqiptar po kerkon tek shqiptarët në Greqi arsye per te egzistuar. Arvanitasit e Greqise Qendrore dhe Peloponezit, natyrisht, nuk ofrohen per mendime të tilla pasi ata kanë bashkëperbere trungun kombëtar me pjesën tjetër të Grekëve. Kishte vetem një përjashtim: shqiptarët muslimanë ishin trupa të huaja që prej fillimit. Në verën e vitit 1944, me rastin e bashkëpunimit të udhëheqjes së cameve me pushtuesit, trupat e EDES gjetën mundësinë për të spastruar Thesprotine nga pakica e padëshirueshme.

Operacioni ushtarak i rebeleve te Napoleon Zerva kundër myslimanëve shqiptarë në një vend të corientuar, siç është Greqia në verën e vitit 1944, u miratua si gjenocid në Shqipëri në 1994. Shqipëria përkujton 27 qershorin e një gjenocidi të pretenduar , në të njëjtën kohë kur Greqia mohon gjithçka: narracioni grek është se “çamet u larguan sepse ata bashkëpunuan me armikun”, sikur të ishte e mundur që të gjithë shqiptarët myslimanë në Greqi të bëhen kolaboracioniste.

Prej atehere, ceshtja ‘’came’’ helmon marrëdhëniet e të dy vendeve duke nxitur reciprokisht pozicionet nacionaliste. Ajo që ndodhi në verën e vitit ’44 në Thesprotia sigurisht qe nuk ishte gjenocid, por ne te njejten kohe nuk ishte dhe asgjë. Ishte nje spastrim etnik përmes dëbimit të një pjese të madhe të popullsisë dhe shfarosjes së një tjetri.

Më 28 tetor 1940, Greqia i shpalli luftë Shqipërisë nga territoret e së cilës armiku e pushtoi. Ligji detyrues i gjendjes së luftës me Shqipërinë e 10 nëntorit 1940 rezultoi shumë rezistent. Vetëm në vitin 1987 Këshilli i Ministrave, me rekomandimin e Ministrit të Jashtëm Karolos Papoulias, “vendosi dhe deklaroi se cilesimi i Shqipërisë si një shtet armiqësor kishte pushuar së ekzistuari”. Sidoqoftë, sipas Kushtetutës Greke, gjendjen e luftes e shfuqizon Presidenti i Republikës dhe jo Kabineti. Shfuqizimi pjeserisht rigoroz nga pikepamja ligjore, që nga ajo kohë ka ushqyer në Shqipëri një irritim nacionalist që dikton që të dy vendet janë gjasme ende në luftë.

Dhjetë vjet pas vendimit të kabinetit qeveritar, në Mars 1996 – ndërsa rreth gjysmë milioni shqiptarë vendoset në Greqi – nenshkruhet ne Tirane Marrëveshja e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Republikës Greke dhe Republikes se Shqipërisë. Eshtë marrëzi dhe djallezore të mendosh se në një mjedis të tillë ekziston ende një gjendje lufte midis dy shteteve. Sidoqoftë, ekziston një pyetje e arsyeshme: dhe kjo nuk është më teper se perse Greqia nuk e shfuqizon ligjin e gjendjes se luftes në mënyrë te duhur ligjore ne menyre qe most e favorizoje nacionalizmin paranormal shqiptar. Përgjigja nuk gjendet në sferën e gjeopolitikës por në ate te ekonomise. Ligji i detyruar i vitit 1940 që shpalli luftë me Shqipërinë parashikonte sekuestrimin e pasurive shqiptare në Greqi.

Kjo do të thotë që shfrytëzimi i pasurise shqiptare në territorin grek largohet nga pronari dhe kalon në duart e palëve të treta që mbeten te atilla derisa të zgjidhet mosmarrëveshja midis palëve. Fatkeqësisht kjo ekziston edhe sot! Në verën e vitit 2018, të dy shtetet kishin arritur shume afer tek zgjidhja e këtij problemi, që në thelb do të thotë kompensim për pronarët e pasurive shqiptare. Megjithate, në fund nuk pati asnjë marrëveshje dhe kjo është per te ardhur keq.

  • Sot

Gjembat e së kaluarës po dhembin. Ato nuk thone te dalin lehte. Megjithate, realiteti sot është krejtësisht i ndryshëm. Tashme shtateqind mije shqiptarë jetojnë në Greqi, lumturohen dhe trishtohen njesoj me pjesën tjetër të grekëve dhe fare aspak nuk u intereson fati i pasurisë shqiptare të paraluftës. Në fund të fundit, ata kanë pasuri të reja shqiptare dhe grekët janë të lumtur të shkembehen me ta sepse janë pagues të mirë dhe shpesh më korrekt se grekët.

Kriza i perkuli ata dhe disa prej tyre ose u kthyen në fshatrat e tyre ose shkuan në shtete të tjera te Perëndimit. Sidoqoftë, ajo që është e sigurt është se edhe Greqia e krizës është në mënyrë të pakrahasueshme më e mirë sesa Shqipëria që po rrenohet. Edhe pse në kohën e furtunës se albanofobise, disa te pandergjegjshem bërtisnin “Shqiptar, nuk do të bëhesh kurrë grek”, shqiptarët tani janë pjesa me e madhe ne marrjen e neshtetesise me natyralizim dhe sigurisht emigrantët më të integruar në shoqërinë greke.

U deshen vetëm njëzet e pesë vjet që nga koha kur erdhen qe termi ‘imigrant’ per ta te kaloje ne harrese. Tani, në mendjen e Grekeve te mesem, të tjerët janë “emigrantë”. Brezi i parë rropatet të shoh fëmijët e tyre në universitetet greke. Martesat e përziera janë në rritje. Burrat e leckosur që formësuan imazhin e percmues të “shqiptarëve” në vitet 1990 janë greqezuar plotësisht: ata kanë marrë kile, ata i kanë disi me te perkujdesura duart, ata blejne më shtrenjte dhe tani ajo që i dallon nga Grekët është vetëm theksi i veçantë shqiptar ne greqishten e tyre.

Për këta njerëz, e kaluara ekziston, por ajo zhduket brenda tyre me nxitim nga nevojat e tyre të jetesës. E ardhmja e fëmijëve të tyre u intereson atyre. Eshtë e pakonceptueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria, me një afërsi të tillë dhe aq shumë çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e përbashkët të popujve të tyre, vazhdojnë të harxhojnë kapitalin e tyre diplomatik për ngjarjet e gjysmës së parë të shekullit XX. Tërmeti në Durrës është një pikë kthese. Një mundësi. Nëse të dy shtetet e shfrytezojne ate për marreveshje, e ardhmja do të jetë më e mirë. Pra, a mjaftojne gjashte e gjysmë Rihter dhe pesëdhjetë të vdekur?

*Pedagog prane Fakultetit te Shkencave Politike ne Universitetin Pantheion ne Athine dhe ish President I Federates Europiane te Drejtave te Njeriut.

/Shqipëroi Vera Tika për Gazeta Tema

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mitsotakis përmend kushtin për në BE

‘Rizgjohet’ interesi grek për Shqipërinë


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi