MENU
klinika

"Pas vlerësimit nisin shembjet"

Dëmet në Lezhë, miratohet qiraja për 160 familje

17.12.2019 - 11:06

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar dhënien e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për 160 familje banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu u shpreh se kjo është faza e parë e familjeve që do të trajtohen me bonus qiraja, pasi procesi po vazhdon. Ai ka garantuar se brenda kësaj jave do të përfundoje vlerësimi përfundimtar i objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

“Duhet të kuptojmë se ne nuk mund të operojmë mbi personat që janë qiraxhinj, por vetëm ata që kanë banesën dhe ata që janë në banesa shtetërore, aplikohet. Këtu shpërndarja është mikse, pallatet e reja si konstrukt nuk na kanë rezultuar se janë të pabanueshme, port banesa të ndryshme brenda pallateve kanë shembje të mureve të brendshme,prandaj janë trajtuar me bonues qiraje. Operatori që ka bërë pallatin do të riparojë hyrjet atëherë do të rikthehen në banesat përkatëse. Mendoj se për pak ditë do të mbledhin këshillin për miratimin e shembjes së disa objekteve. Zgjidhje me të shpejtë se bonuesi i qirasë, se pjesa më e madhe do të përballohet nga qeveria. Ne po operojmë me qeverinë që të hyjmë në fazën e shembjes dhe rindërtimit të disa objekteve, ku po u them hapur prevalon hapur pallati ’88”, deklaroi Ndreu.

Këshilltari Bashkiak Agustin Marku tha se familjet e prekura nga tërmeti do ta kenë shumë të vështirë për të gjetur banesa me çmimin që është miratuar, pasi tregu i qirave është rritur.

“Absolutisht nuk mund të marrësh asnjë me atë cmim se i kanë rritur dhe ata që i kanë në treg për t’i shitur, ruajnë rastin për t’i shitur dhe nuk i japin me qira, prandaj them se do të kemi probleme. Cmimi që kemi miratuar ne me atë që ofron tregu është më i ulët. Duhet të rishikojmë cështjen 1+1 dhe 2+1, qytetarët duhet ti cojmë në ato banesa sikur kanë hapësirën në hipotekë dhe u ra fatkeqësia”, tha Agustin Marku.

“Ne nuk i kemi kostot si në Tiranë, a është apo jo e mjaftueshme e ndryshojmë me marrëveshje mes nesh, meqënëse se ministria na solli projeksion më të lartë”, tha Ndreu.

Në fund vendimi u miratua për cmimin e qirave sipas vlerës së tregut. Familjeve të prekura nga tërmeti në Lezhë do t’ju paguhet qiraja deri në rindërtimin apo rikonstruksinon e banesave që janë dëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A âsht e pafat Shqipnia që i duhen heronjtë?

«Në gjumë ishim, në gjumë vdiqëm»

"Mund të ketë godina të dëmtuara edhe përtej..."

“Emergjenca zgjerohet me Lezhën”, Rama jep udhëzimet