Ishte një nga ndeshjet më të bukura dhe që do të mbahet mend gjatë për tifozët e kryeqytetit, por derbi ka lënë pasojet e veta në stadiumin “Air Albania”.
Tifozët kanë dëmtuar stolat dhe në total janë thyer plot 66 stola nga të cilët, 51 i takojnë tribunës “Vasillaq Zëri” që i përkiste tifozerisë bardheblu dhe 15 prej tyre janë gjetur të thyer në tribunën “Fatmir Frashëri” që i përkiste tifozerisë së kuqe.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët që kanë dëmtuar stolat, duke qenë se stadiumi survijohet nga kamera sigurie dhe identifikimi i tyre mund të jetë i lehtë për organet përkatëse.
Më shumë se sa dëmi ekonomik, kjo ndikon keq në FSHF për të ndeshjet e ardhshme të kampionatit shqiptar. Klubet me siguri do të gjobiten, për shkak se pati edhe tymuese.