MENU
klinika

Veliaj apel bizneseve

“Dhurata që mund t’i bëni qytetit është hapja e vendeve të punës”

08.12.2019 - 21:34

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të gjithë atyre të prekurve nga tërmeti.

Duke folur gjatë takimit falënderues me të gjithë punonjësit socialë dhe vullnetarët për ndihmën e pakrahasueshme që dhanë në këto ditë të vështira, Veliaj theksoi se ky dhjetor do të jetë edhe një muaj punësimi.

“Dua të thërrasim një konferencë të të gjithë bizneseve kryesore të Tiranës dhe ti themi, dhurata që ju do ti bëni këtij qyteti për Vit të Ri edhe për Krishtlindje është punësimi i “x” njerëzve. Pra ne duhet të japim tani edhe listën e njerëzve në fshat dhe në qytet që ju ra tavani, që u ra shtëpia, që e kanë shtëpinë e pabanueshme. Nëse ne arrijmë ta kthejmë këtë krizë në një oportunitet dhe në një mundësi do të jemi realisht fitimtarë”, tha Veliaj.

Ai dha lajmin e mirë të rindërtimit të gjithë banesave të dëmtuara si dhe të planit ambicioz për krijimit të lagjeve të reja që do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Unë besoj që çdo krizë është një mundësi, çdo gjë që prishet është shans për diçka që të rregullohet. Kemi një shans urbanistik bashkë me kryeministrin, bashkë me qeverinë të dizenjojmë këto tre lagje të reja.

Kemi filluar punën në disa prej këtyre, kishim filluar gjithsesi sepse ishin zona të qytetit që kishin mbetur periferike dhe pa shumë zhvillim dhe unë besoj që tani kemi mundësinë që të shkojmë nga marshi i parë ku i kishim futur këto projekte t’i çojmë në marsh të pestë.

Pra është një mundësi në urbanistik, është një mundësi në ekonomi nëse ne këtë e kthejmë në avantazh vitin tjetër që është 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet”, theksoi Veliaj.

Ai bëri apel që në këto momente të gjithë të bëhen bashkë për të kapërcyer këtë situatë dhe për t’i dhënë shansin një brezi të ri.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!