MENU
klinika

Po argjendi?

Dobësohet dollari amerikan, rikthehet fuqia e arit

30.12.2019 - 18:39

Rikthimi në mënyrë të ngadaltë i arit këtë fund-viti po fiton terren edhe pse asetet e riskut të investitorëve përfshirë këtu kapitalet dhe të dhënat e herëshme sygjerojnë se kushtet makro-ekonomike janë të pozicionuara të jenë më mirë në vitin 2020 sesa këtë vit.

Çmimet u rritën për të pestën herë në gjashtë seanca ndërsa dollari ra përsëri dhe fondet e investimit hodhën më shumë para në kapitalet e mbështetura në ar. Ky moment i fortë i arit vjen kryesisht si rrjedhojë e dobësimit të dollarit amerikan.

Një ndalesë e butë në politikat monetare te Shteteve të Bashkuara, ka bërë që perspectiva e dollarit të dobësohet kundrejt tërheqjes së konsiderueshme të arit.

Ky i fundit është rritur për tre javë rresht ndërsa dollari po kalon humbjen më të madhe tremujore qysh prej fillimit të viti 2018. Argjendi dhe platini gjithashtu kanë pësuar rritje këto javë të fundit të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN