MENU
klinika

Gjonaj prezanton masat e reja

“Drejtorët e burgjeve do të mbrohen nga regjimi 41 Biss”

27.12.2019 - 10:28

Pas kërcënimit të drejtorit të burgjeve Agim Ismaili, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se regjimi 41 Biss do të ofrojë mbrojtje për drejtorët e burgjeve nga kërcënimet nga të dënuarit. Gjatë një takimi me gazetarët ajo ka shpjeguar se si do të funksionojë kjo strukturë e re.

Do të ketë një trupë speciale për të mbrojtur drejtuesit e burgjeve. Ministrja është shprehur se duhet investim në një strukturë të posaçme brenda strukturës së Drejtorisë së Burgjeve, për të shmangur mbrojtjen nga policia e cila ka shumë angazhime të tjera.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se gjatë vitit 2020 do të bëhet një marrëveshje me Italinë që të kartelat e të dënuarve të bëhen elektronikisht përmes një sistemi online, ku të regjistrohen hyrjet, daljet si dhe takimet gjatë periudhës së izolimit.

Gjonaj tha fokus për 2020 do të jenë qendra e teknologjisë dhe informacionit për drejtësis, për manaxhimin e çështjeve si për prokurorinë dhe gjykatën.

Mësohet se ministrja është shprehur se task forca anti-korrupsion do të ketë një strukturë të re me koordinatorë anti-korrupsion në 17 agjenci qendrore që nuk varen e Ministria e Drejtësisë, por agjenci ku perceptimi i qytetarëve është lartë, si tatimet, doganat,kadastra dhe agjencitë e arsimit dhe shëndetësisë.

17 koordinatorët e përzgjedhur do të jenë në nivel zv. drejtorësh. Kjo strukturë e ngritur me urdhër të kryeministrit do të ketë varësi institucionale nga agjencitë ku do të atashohen, ndërkohë që koordinator i anti-korrupsionir do të vazhdojë të jetë ministri i Drejtësisë.