MENU
klinika

Çfarë mendon LDK?

Dy propozimet e Kurtit për postin e presidentit

14.12.2019 - 16:34

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka propozuar disa emra për president të shtetit.

Sipas disa mediave të Kosovës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LVV-së, lideri i kësaj partie ka dal me propozime për njërin prej posteve kryesore të vendit.

Figura e parë që ka propozuar Kurti është shkrimtari, Rexhep Qosja, për të cilën LDK-ja nuk ka aspak afërsi. Ndërsa, i dyti është nga familja Jashari. Bëhet fjalë për Murat Jasharin, i cili edhe më parë përflitej për postin e presidentit.

Mirëpo, këto propozime të Kurtit duket të jenë larg realitetit pasi LDK-ja kusht kryesor për futje në bashkëqeverisje ka postin e presidentit të Republikës.

Vlen të theksohet se edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së është vendosur përfundimisht që në rast se nuk plotësohet ky kusht, atëherë LDK-ja mund të mos e nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit me LVV-në.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm dy javë deri nga seanca konstituive

Përpjekjet për koalicionin, Kurti takon sot Mustafën