MENU
klinika

Rilindasi i mbramë

“E kush është si vendi jonë?”

24.12.2019 - 17:37

      Është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona. Ali Asllani hyri në letërsinë shqipe si një rilindas i vonë. Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, ne vitet ‘20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat a krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Ethem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj.

Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autentitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë, një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqiptare. Në atë klimë, në atë botë letrare dhe në atë kohë krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ‘20-’30, përshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës dhe që në moshë të re mbeti jetim. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin “Zosimea” në 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi”. Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t’i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit “Bashkimi” të Janinës./Konica.al

Më 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Pas shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri në 22 janar 1914. Pas largimit të Princi Vidit, shkoi disa kohën në Itali. Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna.

Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952, mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Ali Asllanin e dallon motivi patriotik, i cili është i drejtpërdrejte, domethënë ai është zëri i atypëratyshëm i ngjarjeve kapitale të historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani (poeti) i përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditi ndërgjegjen e tij artistike. Pas botimeve të para në shtypin e kohës, kur ishte nxënës në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe student në Stamboll, në vitin 1914, gjejmë fillesat e tij poetike. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisë se tij me këngën popullore të Labërisë, që gjithmonë do të përbëjë një nga karakteristikat themelore të poezisë së tij. Nën ndikimin e Ismail Qemal-Vlorës dhe te klubit shqiptar të Janinës, Ali Asllani u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare./Konica.al

Sipas të dhënave të shtypit të atëhershëm, Ali Asllani ishte njeri ndër përkrahësit më të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe nga të parët që u kërcënua nga qeveritarët osmanë me arrestim dhe internim në Alep të Sirisë. Njihen 28 poezi të kësaj periudhe, një pjesë janë të botuara në shtypin e atëhershëm të Vlorës si “Shpresa Kombëtare”, “Mbrojtja Kombëtare” dhe disa ruhen në dorëshkrim…

 

Ç’DO TË THOTË PATRIOT?

 

Ç’do të thotë patriot,

Sot për sot në Shqipëri?

Një tuf’ ah e një tuf lotë,

Një njeri i pa njeri!

 

Jo, jo! burri i bën ball’

Do buçit si val’ mbi zall.

 

Sa më zi edhe më zi,

Sido qoftë pun’ e tij,

Copë-cop’ i bënet buza

Po aspak s’i falet shpuza.

 

Sikurse një gur stërrall,

Në gji zjarrin e ka ngjall,

Qoft në lum’ e qoft’ në det

Zjarr’ i tija nuk humbet!

 

 

LE TË JEMI KRENARË

 

Shqipëria jon’ tashi

Di të bëjë diell e shi,

Di të bëjë shi e diell,

Sepse kokën e mban lart,

Sepse rrënjët i ka thellë!

Le te jemi, pra krenarë!

Që nga len te perëndon,

E kush është si vendi jonë?

Si në tok’ edhe në det

Kemi pjesën më të bukur,

Në të bukurin planet!

Le të jemi pra krenarë,

Dy milionë thua shqiptarë,

Fis fisnik në radh’ të parë,

Titan ishim, titan jemi

Dhe përhera gjithë titan,

Rreptësonet shum’ shqiponja.

Kurse matet me tufan!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të reflektojmë para poemës së tij"

Ali Asllani “kthehet” në vendlindje


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!