Kompania ajrore low-cost “Easyjet” do të fillojë të operojë në një tjetër itinerar nga aeroporti “Nënë Tereza”.
Kjo kompani do të jetë e dyta që vendos të nisë fluturimet e drejtpërdrejta nga Tirana në Londër dhe anasjelltas, brënda 1 viti. Fillimi i pranverës do jetë periudha kur do të fillojnë dhe itineraret e reja, më konkretisht prej datës 1 maj.
“Prej verës së ardhshme, “Easyjet” do të fluturojë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për të parën herë nga Britania e Madhe. Qëndra kulturore, e argëtimit, dhe ajo politike e Shqipërisë është një destinacion gjithmonë e më popullor, e duke qenë e pamundur të prekej për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, tanimë po shijon suksesin.
Ndër të tjera, është vetëm 40 minuta larg nga bregdeti Adriatik, si dhe e mbushur me plazhe magjepsëse. “Easyjet” do të fluturojë në Tiranë tre herë në javë nga aeroporti Gatewick i Londrës, me fluturimin e parë më 1 Maj të vitit 2020″-thuhet në njoftimin për shtyp të vetë kompanisë.
Hyrja në treg e “Easyjet” nga aeroporti tjetër, ai Gatewick bën ofertën më të larmishme, jo vetëm për shqiptarët që udhëtojnë për në ishull dhe nga ishulli, por edhe për britanikët që vizitojnë vendin. Bëhet me dije se një biletë vajtje-ardhje Tiranë-Londër në fillim të Majit kushton mbi 100 euro, ndërsa në korrik i kalon të 150 eurot.
“Easyjet” ofron çmime thuajse të njëjta me Londrën, sidomos në sezon të ngarkuar.