MENU
klinika

VV-LDK ende pa marrëveshje

Edhe 19 ditë afat për miratimin e Kuvendit

09.12.2019 - 09:06

Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve. Ndërkohë VV dhe LDK ende nuk kanë arritur koalicion.

Ndonëse kanë përafruar programet e tyre përsa i përket synimeve, LDK dhe VV nuk po merren vesh për poste, përkatësisht për një Ministri.

Të dy partive po u rrjedh afati për të thirrur seancën konstituive. KQZ ka ratifikuar rezultatet me datën 27 nëntor dhe në bazë të kësaj kanë edhe 19 ditë kohë për të thirrur seancën. Madje kjo gjë është precizuar edhe në Kushtetutë.

“Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”– Kushtetuta e Kosovës – Neni 66.

Ndryshe, seanca konstituive duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe më i ri, të dy vijnë nga Lëvizja Vetëvnedosje, Jahja Koka 71 vjecar dhe Fjolla Ujkani 22 vjecare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN