Pas rezultateve zhgënjyese të Napolit në Serie A, e ardhmja e Carlo Ancelottit në krye të ekipit është vënë në dyshim dhe emri i parë i lakuar për zëvendësimin është ai i Edy Reja-s, që pritet të rinovojë më Shqipërinë.
Por në një prononcim të shkurtër për “ilnapolionline.com”, Reja ka hedhur poshtë zërat në lidhje me ndonjë kontakt të mundshëm me drejtuesit e Napolit:
“Nuk kam asnjë kontakt me Napolin. Është një moment i veçantë dhe isha dje në stadium për ndeshjen ndaj Udinese-s. Jam i bindur se Ancelotti me aftësitë që ka, do ta zgjidhë vetë këtë situatë. Do të jem edhe të martën për të përshëndetur Hamsik”.
74-vjeçari e ka dhënë një deklaratë të ngjashme edhe në kohën kur ishte në Shkodër për të ndjekur Shqipërinë kundër Turqisë. Ai u shpreh se kishte ardhur për të vëzhguar lojtarë, por pak javë më vonë mori drejtimin e Shqipërisë.