Përveç humbjes ndaj Lazios, te Juventusi ka edhe tension. Ajo që ra në sy shumë natën e djeshme ishte debati i nxehtë mes kapitenit Leonardo Bonucci dhe kolumbianit Juan Cuadrado.
Në momentin e kartonit të kuq për Cuadradon, anësori kolumbian ishte shumë i nervozuar me kryesorin e takimit. Kapiteni i vuri dorën në gojë, por aty erdhi edhe një reagim shumë i ashpër i Cuadrados.
Mezza rissa tra Cuadrado e Bonucci. pic.twitter.com/FTmXr0UmUW
— Veronique9 (@Orli1983) December 7, 2019
Një goditje nga ana e Cuadrados ndaj mbrojtësit, që më pas u nda nga lojtarët e tjerë. Një skenë e tillë duket e përsëritur, duke qenë se është bërë edhe në tunel pas ndeshjes Atletico Madrid-Juventus.
Ky tension i përsëritur lë një enigmë të madhe për t’u mësuar më konkretisht. Juventus nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, por duket se te kampionët nuk ka frymë të mirë.