MENU
klinika

Serie A, java 14

Lazio i shkakton humbjen e parë Juventusit

07.12.2019 - 22:45

Juventus ka pësuar humbjen e parë sezonale në të gjitha kompeticionet. Është Lazio që ka përmbysur shifrat në “Olimpico”, duke fituar 3-1, në një ndeshje spektakolare.

Ishte Ronaldo ai që shënoi golin e parë në minutën e 25-të dhe u duk sikur gjithcka u zgjidh për miqtë. Por vendasit nuk u stepën dhe reaguan fuqishëm.

Luiz Felipe ka barazuar rezultatin ndaj Juventusit në kohën shtesë të pjesës së parë. Pas një krosi perfekt të Alberto-s, Felipe ka dërguar topin në rrjetë me kokë.

Juan Cuadrado ka lënë ekipin e tij me 10 lojtarë kur ka dalë me karton të kuq gjatë një kundërsulmi të vendasve ku ai ishte lojtari i fundit. Pak më pas Lazio ka shënuar golin e avantazhit me Milinkovic-Savic.

Më pas Immobile ka humbur edhe një penallti. Në fundin e ndeshjes, kur Juve ishte duke kërkuar golin e barazimit, pëson të tretin. Caicedo nuk fal me portën e boshatisur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN