MENU
klinika

Serie A, java 15

Nuk shënon ndaj Romës, Inter rrezikon kreun

06.12.2019 - 22:55

Në kryendeshjen e javës së 15-të të Serie A mes Interit dhe Romës në “San Siro” nuk është shënuar asnjë gol dhe zikaltrit rrezikojnë të humbasin kreun.

Një ndeshje ku skuadrat kishin mungesa të shumta, të cilave iu shtuan dëmtimet e Santon dhe Candreva, e ku nuk munguan rastet për gol, por askush nuk arriti të tundte rrjetën.

Në pjesën e parë ishte Interi që krijoi rastet më të mira, edhe pse Roma dominoi mbajtjen e topit. Verdhekuqtë gabuan disa herë para zonës së tyre, duke i dhënë mundësinë skuadrës vendase që të rrezikonte por Maritnez e Brozoviç shpërdoruan raste të mira shënimi.

Në pjesën e dytë, Interi ishte më kërkues, duke gjuajtur shpesh drejt portës. Por Lautaro Martinez nuk ishte po aq i saktë sa në takimet e mëparshme para katërkëndorit dhe u ndal disa herë nga Mirante, duke dëshpëruar zikaltrit, që mund të humbin përsëri kreun nesër nëse Juventus mposht Lazion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN