MENU
klinika

Serie A, java 14

Inter merr kreun, Lazio nuk fal, rikthehet Milan

01.12.2019 - 17:02

Inter ka shfrytëzuar më së miri ndalesën e Juventus, duke fituar 2-1 në shtëpi me SPAL dhe marrë kështu kreun e renditjes në Serie A.

Inter thuajse ka zgjidhur gjithcka që në pjesën e parë. Dhe kjo nga forma e mirë që po kalon Lautaro Martinez, autori i dy golave. Në fillim argjentinasi shënoi në 16’ pas një veprimi individual.

Sërish në 41’ sulmuesi i Interit gjendet në kohën e duhur dhe godet bukur me kokë, duke dyfishuar shifrat. Portieri shqiptar Berisha i pafaj në dy rastet e golave.  

Megjithatë, miqtë intrigojnë ndeshjen në 50’ me Valoti, që ngushton në 2-1. Në pamje të parë ndeshja ka qenë e hapur, por zikaltrit kanë pasur raste më të shumta shënimi.

Fiton edhe Lazio ndaj Udinese në shifrat 3-0, që 3 golat i ka shënuar që në pjesën e parë. Milinkovic-Savic, Immobile dhe Alberto shënuan për vendasit. Immobile shkon në kuotën e 17 golave si asnjë tjetër në Europë.

Një sukses mjaft të rëndësishëm mori edhe Milan, që fiton 1-0 në Parma. Hernandez shënoi dy minuta para fundit, duke ringritur disi kuqezinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN