MENU
klinika

Serie A, java 14

Juventus ndalet për herë të tretë, shans për Inter

01.12.2019 - 14:25

Juventus është ndalur për herë të tretë në këtë kampionat dhe mund të lërë kreun e renditjes nëse fiton Inter. Bardhezinjtë barazuan 2-2 në shtëpi me Sassuolon.

U duk një ndeshje e lehtë për vendasit, për më tepër kur Bonucci shënoi në minutën e 20-të të pjesës së parë. Por miqtë barazojnë me Boga tri minuta më pas 1-1 mbyllet ky fraksion.

Me të nisur e dyta, Sassuolo gjen edhe golin e dytë me Caputo. Goli i Ronaldos me penallti në 67’ thjesht do të shmangte humbjen, pasi nuk arriti të përmbyste.

Juventus ka pasur dhjetëra raste në 20 minutat e fundit, por miqtë janë mbrojtur me fanatizëm, shpesh duke vonuar edhe lojën. Një ndalesë që mund t’u kushtojë kampionëve të Italisë.