Sot kanë rinisur aktivitetet sportive edhe në vendin tonë. Një javë e vështirë për qytetarët e Shijakut dhe Durrësin, të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.
Por ekipi i Erzenit në Volejbollin e Meshkujve ua ka thyer sadopak buzëqeshjen shijakasve me fitoren 3-0 (25 -16, 25-19, 26-24) ndaj Partizanit për Eurokupën CEV.
Erzenit i duheshin vetëm dy sete për t’u kualifikuar pas fitores 3-0 me Partizanin në Tiranë, por vendasit në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafë Zotaj përsëritën suksesin.
Ndeshja e kthimit ishte caktuar të zhvillohej më 27 nëntor, nën drejtimin e një arbitri të parë moldav me ndihmës një arbitër turk po në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”.
Mirëpo tërmeti i fortë i së martës, si dhe shpallja nga qeveria e gjendjes së pjesshme të jashtëzakonshme nuk krijonte kushtet normale për zhvillimin e takimit.
Erzeni në turin tjetër, më 10 dhe 17 dhjetor, do të ndeshet me italianët e “Allianz Poëer Voley” të Milanos, që mban vendim e katërt në kampionatin italian.