MENU
klinika

Shorti

Europiani, Kombëtarja U-17 e U-19 mësojnë rivalët

03.12.2019 - 11:48

Kombëtaret U-17 dhe U-19 kanë mësuar sot rivalët për kualifikueset e Kampionatit Europian, që organizohet nga UEFA në periudhën 2020-2021, faza finale e të cilit do të luhet në Qipro.

Shqipëria U-17, që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri, ka rënë në një grup me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë. Pra, ka kundërshtarë mjaft të fortë.

Nga ana e saj, Kosova e kësaj grup-moshe ka “peshkuar” në shortin e sotëm Portugalinë, Republikën Çekedhe Malin e Zi. Kosovës i ndalohej të binte në një grup me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

U17 elvin beqiri
U17 elvin beqiri

SHORTI I U-17

Grupi 1: Bosnia & Herzegovina, Croatia, Bulgaria, Liechtenstein

Grupi 2: Italy, Slovenia, Romania, ALBANIA

Grupi 3: Republic of Ireland, Slovakia, Northern Ireland, Estonia

Grupi 4: Belgium, Ukraine, Georgia, Lithuania

Grupi 5: Turkey, Russia, Faroe Islands, Gibraltar

Grupi 6: Portugal, Czech Republic, Montenegro, Kosovo

Grupi 7: Sweden, Israel, Finland, Kazakhstan

Grupi 8: England, Greece, Azerbaijan, San Marino

Grupi 9: Austria, Norway, Iceland, Moldova

Grupi 10: Hungary, Switzerland, Belarus, Luxembourg

Grupi 11: Germany, Poland, North Macedonia, Malta

Grupi 12: Serbia, Denmark, Latvia, Armenia

Grupi 13: France, Scotland, Wales, Andorra

Dy të parët në secilin grup dhe katër skuadrat e vendit të tretë, me rekordin më të mirë të pikëve të grumbulluara në seksionin e tyre, do të bashkohen me Holandën dhe Spanjën në raundin elitar, i cili do të zhvillohet në pranverën e vitit 2021.

Që aty do të dalin finalistët e kompeticionit. Shqipëria ishte në Grupin D, bashkë me Lituaninë, Estoninë, Armeninë, Kazakistanin, Kosovën, Andorrën, Lihtenshtajnin, Moldavinë, Luksemburgun, San Marinon, Maltën dhe Gjibraltarin.

Bazuar në vendimet e mëparshme të Komitetit Ekzekutiv dhe Panelit të Emergjencave të UEFA-s, këto ekipe nuk mund të bien në një grup kualikues: Serbia dhe Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Kosova, Azerbajxhani dhe Armenia.

Mikpritësit e Qipros kualikohen direkt për në finalet e Euro U-17, që do të luhen në maj 2021. Skuadrat më të mira, Holanda dhe Spanja, iu bashkohen kualikueseve në raundin elitar. 52 kombëtaret e tjera të kontinetit e llojnë garën në raundin kualikues, të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra.

U hodh sot edhe shorti i kualikueseve të Kampionatit Europian U-19 (2020-2021), duke filluar kështu rrugën për në fazën finale të kompeticionit, e cila do të mbahet në Rumani.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede kanë rënë në një grup me Republikën Çeke, Danimarkën dhe Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër, Kosova U-19 “peshkoi” Italinë, Sllovakinë dhe Qipron.

SHORTI I U-19

Grupi 1: Italy, Slovakia, Cyprus, Kosovo

Grupi 2: Ukraine, Israel, Belarus, Montenegro

Grupi 3: Austria, Sweden, Northern Ireland, Gibraltar

Grupi 4: Germany, Scotland, Sëitzerland, Luxembourg

Grupi 5: Czech Republic, Denmark, North Macedonia, ALBANIA

Grupi 6: Croatia, Georgia, Latvia, Kazakhstan

Grupi 7: Republic of Ireland, Poland, Bosnia and Herzegovina, Estonia

Grupi 8: France, Greece, Azerbaijan, Moldova

Grupi 9: Norway, Hungary, Iceland, Andorra

Grupi 10: England, Slovenia, Wales, Malta

Grupi 11: Netherlands, Serbia, Armenia, San Marino

Grupi 12: Turkey, Bulgaria, Russia, Lithuania

Grupi 13: Spain Belgium Finland Faroe Islands

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN