30.12.2019 - 12:29
Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.
Federata e Futbollit ka dakortësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinese-s, “Dacia Arena”, ora 20:45.
Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi do të komunikohen në ditët në vijim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
FSHF publikon videon
Protagonistët e Kombëtares urojnë Vitin e Ri
Konfirmohet nga FSHF-ja