MENU
klinika

Nuk është Messi

Futbollisti më i aktivizuar në dekadën e fundit

25.12.2019 - 13:59

Të paktë janë futbollistët që e mbyllin sezonin me çdo ndeshje të luajtur, qofshin këta edhe portierë. Po kush është futbollisti më i aktivizuar nga 5 ligat kryesore evropiane në 10-vjeçarin e fundit?

Nëse mendoni Lionel Messin, Cristiano Ronaldon apo Buffon, gaboheni. Jose Callejon kryeson në këtë listë me 351 ndeshje të luajtura kryesisht me Napolin, duke lënë pas me vetëm 3 ndeshje belgun Eden Hazard, i cili shumicën e aktivizimeve i ka me Chelsean në premier League.

Vetëm vend i tretë për Lionel Messin me 343 ndeshje për Barcelonën e tij. Pra, të gjitha me një fanellë. Ylli argjentias është kushtëzuar nga dy dëmtime të gjata dhe kjo ka ndikuar, pasi është vetëm 8 ndeshje larg vendit të parë.

Në vend të katërt është Antoine Griezmann me 338 ndeshje, ku natyrisht pjesën më të madhe e ka me Atletico Madrid. Mesfushori francez ishte pikë referimi dhe jo më kot largimi i tij ka hapur një gropë të madhe nga skuadra e Simeones.

Mbyll pesëshen një anonim, krahasuar me emrat që përmendëm më sipër. Mbrojtësi francez Daniel Congré është aktivizuar në 334 ndeshje, shumicën me skuadrën e Montpelie, teksa më parë ka luajtur edhe me Tuluz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN