MENU
klinika

Renditja

Pesë trajnerët e dekadës së fundit…

24.12.2019 - 13:11

Me fundin e vitit 2019 mbaron një dekadë që panë ndryshime rrënjësore në botë, njëkohësisht edhe në futboll. Po cilët janë trajnerët novatorë kryesorë, revolucionarë apo konservatorë, por ende të suksesshëm? Po rendisim 5 trajnerët kryesorë të 10 viteve të fundit që lanë gjurmë.

5.ALLEGRI MASSIMILIANO – Gjashtë tituj, tre Superkupa, katër Kupa Italiane dhe një seri trofesh individuale. Në Itali, Massimiliano Allegri shkroi historinë e tij. Ai nuk pati sukses në Evropë, ku arriti në dy finale të Champions League.

4.JÜRGEN KLOPP – Ai dukej i dyti i përjetshëm, i bukur që lufton për të fituar. Në vend të kësaj, ai rimori veten duke fituar dy kampionate në Gjermani dhe duke e rikthyer Liverpoolin në majën e Evropës, por edhe të botës. Tashmë pret vetëm të shijojë titullin kampion në Premier League.

3.DIEGO PABLO SIMEONE – Loja dhe mënyrat e tij i kanë ndarë tifozët e futbollit, por nëse Atletico Madrid është një fuqi e vërtetë e futbollit botëror, si në rrafsh sportiv, ashtu edhe ekonomik, meritat janë vetëm e tij.

Përtej dy Europa League, 3 Superkupave Evropiane, La Ligës së fituar para Realit dhe Barças dhe dy finalet e Champions League janë diçka e papërsëritshme.

2.ZINEDINE ZIDANE – Ai ka fituar tri herë radhazi Champions League. Nuk ka nevojë të shtojmë asgjë tjetër për trajnerin francez.

1.PEP GUARDIOLA – Gjatë dhjetë viteve të fundit, ai ka fituar pothuajse gjithçka në tre vende të ndryshme. Palmarët e tij janë të pafund, por përveç kësaj, ka edhe kontributin në historinë e sjelljes së futbollit total në katin e sipërm, përkrah gjenive si Cesarini, Michels, Cruyff dhe Sacchi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surprizon trajneri i ardhshëm i Chelsea

10 trajnerët më të paguar në Premier League!