07.12.2019 - 17:20
Nuk shënon shpesh, por kur e bën, është gol që peshon rëndë. Berat Gjimshiti është shndërruar në një hero në ndeshjen e sotme të Atalantës përballë Veronas.
Mbrojtësi i Kombëtares ka realizuar golin e tretë për të tijtë duke i dhënë fitoren në minutën 93’, teksa deri në atë moment takimi ishte mbërthyer në shifrat 2-2.
26-vjeçari shënoi me një goditje fluturimthi dhe aspak të zakonshme për një mbrojtës, teksa dërgoi stadiumin në delir. Kështu, shqiptari i dhuroi një fitore tejet të rëndësishme të tijve, ndërsa Atalanta ruan vendin e gjashtë në renditje.