MENU
klinika

Emrin e saj e mori një epokë e tërë…

Gruaja më e suksesshme e historisë

05.12.2019 - 07:28

Viktoria (1819-1901), mbretëreshë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ishte gruaja më e suksesshme jo vetëm në historinë britanike por edhe atë botërore, me emrin e saj iu pagëzua epokës lavdiplotë që ajo jetoi, “Epoka Viktoriane”.

Në 20 qershor të vitit 1837 në orën 6 të mëngjesit, princeshë Viktoria, u zgjua befas nga e ëma, kaloi në një sallon afër për të dëgjuar t’i njoftohej nga disa prej funksionarëve më të mëdhenj të Mbretërisë se ajo ishte tanimë mbretëresha e Britnisë së Madhe.

Monarku i mëprashëm Uilliami IV kishte vdekur pa fëmijë. Mbretëresh e re ishte vazja e njërit pej vëllezërve të tij, dukës së Kentit dhe e një princeshe gjermane të shtëpisë së Saksoni-Koburgut.

Duka kishte vdekur kur Vikotria ishte ende e vogël. Edukimin e saj e mori përsipër e ëma tejet ambicioze dhe një guvernante gjermane, baronesha Lehzen, si dhe vëllai i mamasë së Viktorias, daja i saj, Leopoldi i Saksoni-Koburgut, mbreti i Belgjikës që nga viti 1831.

Rëndësia e Viktorias jo vetëm si simbolikë por edhe praktikë në drejtimin e perandorisë më të madhe të historisë së njerzimit kishte ndikim në figurën e saj madhështore historike, por ndikimi më i madh në figurën e mbretëreshës ishte se Viktoria përfaqësonte një lloj monarkie të re, monarkinë ideale të shtresës së mesme.

I trajtonte shtetasit e saj me respekt dhe priste të njëjtën gjë nga ata.

Një veprim tjetër i jashtëzakonshëm ishte edhe shfuqimizi gradual i fuqive të saj monarkike, duke iu lënë më shumë veprim ministrave të saj dhe kështu i hapi rrugë demokratizimit dhe liberalizimit të vendit.

Kjo mbretëreshë ishte motorri në transformimin e sistemit politik britanik si dhe nënë e kushtetutës Britanike.

Sundimi i Viktorias i korrespondon kohës kur imperializmi britanik ishte një fuqi industriale si dhe kishte një rol jetik në ekonominë botërore.

Fuqia industriale e Britanisë në kohën e Viktorias ishte produkt i rolit pioner që kishte luajtur Britania duke krijuar Revulucionin Industrial. Disa statistika e mbështesin këtë pohim. Në 1871, Britania ndante 31.8 % të prodhimit botëror industrial,, SH.B.A 23.3% dhe Gjermania, shumë mbrapa, me 13.2%.

Londra viktoriane ishte kthyer në qëndrën e sistemit ekonomik botëror, gjithashtu edhe me zhvillimet e komunikacioneve.

Kulmi i supremacisë britanike si fuqi botërore në kohën e Viktorias do të dëshmojes me ekspozitën e vitit 1851 në Crystal Palace.

U ekspozuan makineri, shpikje, punime artistike, etj të gjitha të realizuara në kolonitë Britanike.

Zgjerimi territorial britanik i kohës së Viktorias njohu zgjerim të ri, pavarësiht reduktimit të kolonive britanike në Amerikën Veriore, imperializmi britanik aneksoi në Oqeanin Indian domene t rëndësishme si Ishulli i Cejlonit dhe Indinë dhe në Afrikë, Kepin e Shpresës së Mirë.

Ekspancioni territorial Britanik gjatë Epokës Viktoriane
Të gjitha këto arritje dhe transformime në politikën britanke, janë arritje të formimit arsimor të Viktoriasi i karakterizuar nga ashpërsia, dhe e dyta nga ndikimi i bashkëshortit të saj Princit Albert.

Në pikën e parë duhet të përfshijmë edhe mbikqyrjen sistematike të saj, nga mëngjesi deri në darkë mbretëresha i nënshtrohej një kontrolli të rreptë në çdo rast dhe nuk mund të rrinte kurrsesi vetëm.

Derisa erdhi në pushtet, ajo flinte me të ëmën.

Viktoria mori edukatën e të rejave të epokë; ajo dinte të shkruante dhe të fliste gjermanisht dhe frëngjisht, të kuptonte mirë italisht si dhe kishte mësuar pak latinisht.

Në vitin 1837, princeshë Viktoria ishte një vajzë e re mjaft foshnjarake, pa përvojë dhe pjekuri, por e mirë dhe e këndshme.Viktoria e re donte të tregohej e dashur me të gjithë, sepse ishte një mbretëreshë e vogël me zemër të ndjeshme.

Por ajo kishte një admirim të veçantë për kryeminstrin Lordin Melburn, të cilin ajo e donte si një bijë. Ndërsa për sa i përket Lordit Melburn, ai ishte gati të sakrifikonte çdo gjë përfshi këtu edhe rehatinë dhe lirinë e tij të çmuar, që ti jepte mbretëreshës së re një edukim sa më të mirë.

Sjellja e Viktorias ishte direkte dhe kishte një sinqeritet transparent që e lejonte këtë grua të vendosur të thoshte atë çfarë ajo mendonte apo ndjente.

Përkushtimi i saj ndaj shtetit dhe administrimit i jepte pak kohë që të shijonte letën luksoze të shtresës së lartë dhe trendet më të fundit të modës.

Ndikimi më i madh i Viktorias dhe i sundimit të saj është padyshim bashkëshorti i përkushtuar dhe model, Princi Albert i Saken Koburgut. Viktoria do të shkruante për të:

“Ai më duket i përkryer… e dua aq sa s’di si ta them. Kur jam me të më duket vetja si në ëndërr dhe unë ndihem tejet e turbulluar, saqë me zor edhe shkruaj. Por jam shumë, shumë e lumtur.”

Edhe pse ishin kushërirë të largët Princi Leopold, mbreti i Belgjikës që ishte daja i Viktorias por njëkohësisht edhe xhaxhai i princ Albertit, punësoi një doktor gjerman, Kristian Fridrih Shtokmar, për ta stërvitur Albertin që ta joshte Viktorian.

Funksionoi. Martesa u celebrua në shkurt 1840. Viktoria dhe Alberti do të jetonin një jetë të gjatë, deri në ditën e tmerrshme 21 vite më vonë kur Alberti do të vdiste, mendohet nga kolera.

Martesa e Albertit me Viktorian.
Epoka Viktoriane i përket këtij çifti simpatik, sepse Alberti arriti ta kthente mbretëreshën e re të shëndoshë dhe kokëfortë, në një bletë punëtore që po transformonte shoqërinë britanike.

Të dy zgjoheshin herët në mëngjes, punonin në tavolinat e punës përballë njëri-tjetrit, dhe merrnin bashkarisht vendimet si familjare dhe shtetërore.Alberti i qëndronte rreptësisht besnik gruas së tij.

Jeta e tyre dashurore duhet të ketë qënë mjaft aktive pasi nga kjo erdhën 9 fëmijë, që mbretëresh i donte t’i ngjanin të atit të tyre, po aq të mirë dhe besnikë,, po aq të sjellshëm, kalorsiakë dhe plot vetëmohim.

Alberti dhe Viktoria. Pas vdekjes së të shoqit Viktoria do të vishte vetëm të zeza, deri në fund të viteve 1890′.
Gjithçka po shkonte vaj për Viktoria dhe për Britaninë, deri në ditën ku Alberti ndërroi jetë, në dhjetor të vitit 1861, pas kësaj Viktoria u tërhoq pak e nga pak nga jeta politike. Ndërmjet viteve 1840-1861 fuqia e kurorës ishte në ngritje, por nga viti 1861 e deri në 1901.

Mbretërimi i Viktorias solli një transformim në fuqinë monarkike britanike, demokratizoi jetën e shtetasve të saj, fuqizoi shtresën e mesme, pati arritje në letërsi (shkrimtar i shquar i kësaj epoke ishte Charles Dickens), zhvilloi industrinë dhe teknologjinë, analfabetizmi u përtha (në 1830 më shumë se gjysma e britanikëve nuk dinte as të lexonte as të shkruante.

Nga 1900 çdo britanik kishte një nivel fillor shkrim-leximi) si dhe zgjeroi Perandorinë Britanike.

Viktoria, mbretëreshë e Britansë së Madhe dhe perandoreshë e Indisë, vdiq në 22 janr 1901.

Shumë njerëz menduan se bashkë me të përfundoi një epokë e madhe. Epoka më e begatë në historinë e Britanisë së Madhe, Epoka Viktoriane.

Referencat

Lytton Strachey, Queen Victoria.
Roy Jenkins, Gladstone: A Biography.

Apocalypse, World War 1. Part 1