MENU
klinika

Sëmundjet që kuron

Hipnoza, kur duhet përdorur?

13.12.2019 - 11:14

Hipnoza është një metodë e vjetër psiktoerapeutike për trajtimin e dhimbjeve të ndryshme, problemeve psikologjike. Përdoret në trajtimet stomatologjike e deri tek lindjet.

Në kohët kur nuk ekzistonte anestezia, hipnoza ishte një mënyrë për të trajtuar dhimbjet gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Metoda natyrale më e lashtë dhe më efektive kundër dhimbjeve? Hipnoza. Megjithëse nuk është zgjidhja përfundimtare e dhimbjeve, hipnoza ka lindur që në antikitet si mjet terapeutik për të qetësuar dhimbjet. Deri në zbulimin e barnave analgjezikë, hipnoza praktikohej shumë, nga të njëjtët mjekë dhe kishte funksion qetësues.

Kur flasim për hipnozë nuk i referohemi botës së magjisë apo asaj ezoterike, por një gjendjeje që na lejon të përqëndrohemi në mendime ose ide dhe është shumë e dobishme për minimizimin e dhimbjeve. Hipnoza përdoret si një medikament i vërtetë natyral sidomos për disa sëmundje intestinale ose shqetësime pas traumave.

Aplikohet gjithashtu për trajtimin e ankthit, depresionit, dobive dhe çrregullimeve të ushqyerjes.

Pra, bëhet fjalë për një terapi shumë efektive kundër dhimbjeve. Ka shumë raste në të cilat hipnoza konsiderohet një indikacion i dobishëm klinik.

Megjithatë, jo të gjithë hipnotizohen. Në Itali, për shembull, një në 5 persona të rritur është rezistent ndaj hipnozës. Në këtë rast pra, përdorimi i metodës së hipnozës kundër dhimbjeve nuk ka efekt të dobishëm.

Në praktikë, ka disa patologji për të cilat hipnoza mund të funksionojë si p.sh disa forma të dhimbjeve të kokës, çrregullime të ngrënies, bulimi, anoreksi, varësi nga alkooli dhe duhani.

Së fundi nga studimet është zbuluar se hipnoza ndihmon dhe gjatë lindjeve.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë