MENU
klinika

Të drejta të barabarta me vendasit

Hiqen lejet e punës për këto 5 vende të Ballkanit

20.12.2019 - 11:23

Në mbledhjen e saj më të fundit, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në ligjin “Për të huajt”, të cilat lehtësojnë procedurat për punësimin e të huajve në tregun shqiptar.

Sipas projekt-ligjit, shtetasit e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet Bosnjë – Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nuk do të kenë më nevojë për leje punë për tu punësuar në Shqipëri. Ata do të gëzojnë të drejta të barabarta me shtetasit shqiptarë në fushën e punësimit e të vetëpunësimit.

Për punëtorët që vijnë nga këto vende, leja e punës hiqet përgjithmonë. Po ashtu leja e punës hiqet për çdo të huaj, që do të punësohet në sektorë të ndryshëm me qëllim rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësi natyrore.

“Nuk pajisen me leje pune apo me certifikatë regjistrimi pune të huajt që punësohen në sektorë të ndryshëm, me qëllim rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësi natyrore. Deklarimi për punësimin e tyre bëhet në zyrën përkatëse të punësimit nga punëdhënësi ose vetë i huaji i vetëpunësuar apo investitor, pranë zyrës së punësimit në vendin ku kryhet aktiviteti”– thuhet në projek-tligj.

Me ndryshimet e reja në ligj bizneset shqiptare mund të aplikojnë direkt për leje pune për të huajt, pa patur detyrimin që të kenë kërkuar më parë për punëtorë vendas.

Kuotat vjetore për punësimin e të huajve përcaktohen duke marrë parasysh analizën e nevojave për aftësi në tregun shqiptar të punës, projeksionet për zhvillimin ekonomik në sektorë të caktuar dhe fuqinë punëtore të nevojshme për ata sektorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konspiracion grek për të dyndur emigrantët këtu?

“Shqipëria po boshatiset, por atje iu japin punë”