Në prag të ndeshjes derbi, situata te Tirana nuk është e mirë. Skuadra ka nisur përgatitjet, por nuk është drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj, megjithatë nuk ka shkarkim apo dorëheqje zyrtare.
Tekniku i bardhebluve që dha dorëheqjen pak ditë më parë, por u rikthye sërish, duket se tashmë i ka dhënë fund aventurës së tij me Tiranën dhe e lë skuadrën para një ndeshjeje shumë të vështirë.
Ndërkohë, presidenti Refik Halili ka diskutuar për të marrë një trajner tjetër. Atij i është propozuar Zekirija Ramadani, që më parë ka luajtur dhe madje ka qenë edhe trajner i Flamurtarit.
Ramadani ka drejtuar me sukses në Kosovë skuadra si Trepça 89’ dhe Feronikeli, duke i shpallur kampion, ndërkohë që ka drejtuar me Shkupin. Halili ka folur me manxherin e Ramadanit, por ende nuk është fiksuar asgjë. Konica.al/