MENU
klinika

Ku dhe kur luhet supersfida

Partizani e Tirana të “plagosur”, derbi vendimtar

08.12.2019 - 13:19

Të dyja skuadrat e kryeqytetit, Partizani dhe Tirana, që janë edhe pretendentë për fitimin e titullin, kanë humbur në javën 14-të. Menjëherë vjen përplasja mes tyre.

Sot zyrtarisht kanë hyrë në javën e derbit. Kjo është përballja e 155-të në historinë e dy klubeve të kryeqytetit, ku Partizani vjen me një dominim të dukshëm në statistika ndaj Tiranës.

Të kuqtë kanë arritur të fitojnë 66 derbe, ndërsa bardheblutë kanë triumfuar në 40 përballje. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. Edhe golavarazhi është në favor të “demave”, 217- 167.

Derbi i radhës pritet të zhvillohet në kushte komode, si asnjëherë më parë, pasi me shumë mundësi sfida do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, që u përurua më 17 nëntor.

FSHF akoma nuk e ka zyrtarizuar axhendën e javës së 15-të të Kategorisë Superiore dhe aq më shumë ditën e derbit. Gjithsesi, është folur se derbi i 155- të i kryeqytetit do të zhvillohet të premten e 13 dhjetorit, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Partizani është organizator i këtij takimi, që i bie të luhet në një impiant modern, duke zbutur barrierat e pjesëmarrjes që ka pasur stadiumi “Selman Stërmasi”.

Partizani ka humbur dje shërbimet e Bruno Telushit, i cili ndaj Bylisit u ndëshkua me karton të kuq. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë çështja “Mala”, pasi lojtari është pezulluar nga klubi për mosgatishmërinë për rinovim kontrate.

Në dyshim mbetet Ekuban, i cili në javën e shkuar është përgatitur i diferencuar. Te Tirana mungesat e sigurta janë dy: Ismael Dunga i dëmtuar, si dhe Elton Cale, i cili me kartonin e verdhë që mori ndaj Kukësit plotësoi numrin katër dhe është i pezulluar.

partizani tirana 2-1
partizani tirana 2-1

Osmani nuk luajti dje dhe është në dyshim edhe për derbin, pasi është i dëmtuar. Në dyshim janë edhe Hasani me Kobina, që u lënduan në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të shumtë e të zhurmshëm

10 tifozëritë më të zjarrta në futboll