MENU
klinika

Champions League

Inter-Barcelona, rekord ende pa u luajtur

09.12.2019 - 13:20

Ende pa u luajtur ndeshja mes Interit dhe Barcelonës, e fundit në grup, regjistrohet një rekord. Do të jetë fitimi bruto më i lartë ndonjëherë në Itali nga të ardhurat e biletave.

Nesërmbrëma, në “San Siro” do të jenë rreth 72 mijë spektatorë. Shtëpia zikaltër nuk do të jetë e mbushur plot e përplot, për shkak të një sektori të mysafirëve, që do të mbetet gjysëmbosh.

Kjo nuk do ta parandalojë fitimin më të lartë nga biletat, të regjistruar ndonjëherë në historinë e futbollit italian. Më saktësisht, të ardhurat do të jenë më shumë se mbi 6.5 milionë euro, të grumbulluara në ndeshjen InterJuventus, të luajtur 6 tetorin e këtij viti.

Pra, çfarëdo që të ndodhë, do të jetë një sukses për klubin zikaltër në aspektin financiar. Kuptohet, kalimi i turit është objektivi kryesor, edhe pse Ernesto Valverde i ka paralajmëruar zikaltrit që të mos presin asnjë dhuratë prej tyre.

Barcelona është kualifikuar si e para në grup, ndërsa Interit i duhet fitotja me patjetër, pasi Dortmund ka një ndeshje të lehtë me çekët e Slavia Prague.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN